Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja e çajit të gjelbër, ka shkruar EatingWell.
Sëmundjet e zemrës mbeten ndër shkaqet kryesore të vdekjeve te burrat dhe gratë. Megjithatë, rreth 80 për qind e rasteve të sëmundjeve të zemrës, përfshirë sulmin në tru, mund të parandalohen përmes një stili më të shëndetshëm jetese.
Dietologia Michelle Routhenstein ka shpjeguar se çaji i gjelbër përmban katekinën EGCG, një përbërës me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.
“Disa studime sugjerojnë se çaji i gjelbër mund të ndihmojë në uljen e stresit oksidativ dhe në përmirësimin e funksionimit të enëve të gjakut, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës”, ka thënë ajo.
Mund të ndihmojë në uljen e nivelit te yndyrës së dëmshme në gjak
Edhe
Pija më e mirë e mëngjesit për hidratim, sipas dietologëve
EGCG mund të ndikojë në uljen nivelit te yndyrës së dëmshme në gjak dhe triglicerideve. Megjithatë, ekspertët theksojnë se çaji i gjelbër nuk është zëvendësim për një dietë të shëndetshme dhe aktivitetin fizik.
Mund të lidhet me rrezik më të ulët për sulm në tru
Një analizë e madhe me më shumë se 645 mijë njerëz gjeti se personat që pinin rreth 1-4 filxhanë çaj të gjelbër në ditë kishin rreth 26 për qind më pak rrezik për sulm në tru krahasuar me ata që pinin shumë pak ose aspak.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto të dhëna tregojnë një lidhje, jo se çaji i gjelbër është provuar si shkak i drejtpërdrejtë i uljes së rrezikut.
Tri zakone të tjera të mira për zemrën në mëngjes:
Zgjohu në të njëjtën orë çdo ditë. Një orar i rregullt gjumi mund të ndihmojë në ruajtjen e ritmit biologjik, presionit të gjakut dhe shëndetit të zemrës.
Edhe
Pija më e mirë për hidratim në mëngjes, sipas dietologëve
Zgjidh drithëra integrale. Tërshëra, buka integrale dhe drithërat e plota lidhen me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.
Bëj një shëtitje në mëngjes. Ecja është një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar shëndetin e zemrës. Sipas ekspertes Lauren Slayton, nuk është e domosdoshme të arrish 10 mijë hapa: rreth 7 mijë hapa në ditë mund të lidhen me një ulje të konsiderueshme të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.