Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Aspirina ndihmon në parandalimin e një sulmi të dytë, por numri i përdoruesve vlerësohet i ulët

Për të rriturit që i kanë mbijetuar një sulmi në zemër ose në tru, marrja e aspirinës rregullisht mund ta zvogëlojë rrezikun e një sulmi të dytë, raporton “CNN”.

Por një studim i ri sugjeron se më pak se gjysma e këtyre pacientëve me sëmundje kardiovaskulare anembanë botës po përdorin aspirinë për ta parandaluar një sulm të dytë.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, duke marrë rreth 18 milionë jetë çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Është vlerësuar se më shumë se 4 në 5 vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare janë për shkak të sulmeve në zemër dhe atyre në tru. Për shkak se Aspirina ndihmon në hollimin e gjakut, kjo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të bllokimeve në arteriet që mund të shkaktojnë një atak në zemër ose sulm në tru.

Në mesin e njerëzve me një histori të sëmundjeve kardiovaskulare që u anketuan në studimin e ri, vetëm rreth 40% raportuan marrjen e aspirinës për ta parandaluar një tjetër atak në zemër, tru apo ngjarje tjetër kardiovaskulare.

Proporcioni i pacientëve që përdorin aspirinë për të reduktuar rrezikun e një sulmi të dytë ndryshonte sipas vendit. Megjithatë, duke filluar nga 16.6% në vendet me të ardhura të ulëta si Afganistani, Benini dhe Etiopia në 65% në vendet me të ardhura të larta si Çekia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, sipas studimit, botuar të martën në revistën mjekësore JAMA.

"Ne kishim shpresuar se normat e përdorimit të aspirinës për parandalimin e një sulmi të dytë në zemër do të ishin shumë më të larta", ka thënë Dr. Sang Gune Yoo, një autor i studimit dhe një studiues i sëmundjeve kardiovaskulare në divizionin kardiovaskular në Washington University School of Medicine në St. Louis.

Edhe Studimet tregojnë se aspirina mund të ulë rrezikun nga disa lloje kanceri Lifestyle Studimet tregojnë se aspirina mund të ulë rrezikun nga disa lloje kanceri

Parandalimi sekondar i referohet përdorimit të aspirinës për të zvogëluar rrezikun e një ataku të dytë në zemër ose në tru. Ndryshe nga parandalimi primar, ku raporti risk-përfitim i aspirinës nuk është aq i qartë, kërkimet në dispozicion mbi parandalimin sekondar tregojnë se përfitimet e marrjes së aspirinës i tejkalojnë shumë rreziqe për njerëzit që kanë pasur një sulm në zemër ose në tru.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka një objektiv që të paktën 50% e atyre njerëzve të mundshëm të marrin një lloj terapie dhe këshillimi për të parandaluar sulmet në zemër dhe në tru.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi