Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

8 ushqimet e konservuara që ndihmojnë në rastet e hipertensionit, sipas dietologëve

Ushqimet e konservuara

Foto: Getty Images

Edhe pse shpesh paragjykohen si të pasura me kripë, ushqimet e konservuara mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni).

Gati gjysma e të rriturve në SHBA vuajnë nga tensioni i  lartë i gjakut, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Konsumimi i tepërt i natriumit (kripës) është faktor kyç që ndikon negativisht në shëndetin e zemrës dhe rrit tensionin. Por kjo nuk do të thotë që të gjitha ushqimet e konservuara duhen shmangur plotësisht, ka raportuar Eating Well.

Nëse ndiqni dietën DASH (Dietary Approaches to Stop Hypertension), e cila rekomandon deri në 2,300 mg natrium në ditë (rreth një lugë çaji kripë), ushqimet e konservuara mund të jenë pjesë e saj, mjafton të zgjidhni versione pa kripë ose me pak kripë. Shpëlarja dhe kullimi i konservave mund ta ulë përmbajtjen e natriumit deri në 40%.

“Frutat dhe perimet e konservuara përmbajnë të njëjtat lëndë ushqyese si ato të freskëta”, thonë ekspertët. E njëjta gjë vlen edhe për peshqit dhe bishtajoret e konservuara me cilësi të lartë.
Këto janë 8 ushqimet e konservuara që dietologët rekomandojnë te rastet me hipertension:

1. Sardele të konservuara

Edhe 7 karbohidratet që ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut Lifestyle 7 karbohidratet që ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut

“Sardelat janë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe kalcium, që të dyja të dobishme për tensionin”, ka thënë Veronica Rouse, dietologe klinike.

Omega-3 ndihmon në uljen e inflamacionit dhe presionit të lartë të gjakut, ndërsa kalciumi ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut.

Zgjidhni sardele pa kripë të shtuar ose konsumoni gjysmën e porcionit të zakonshëm për të shmangur teprimin e natriumit.

2. Fasule të konservuara

“Fasulet janë një burim i shkëlqyer kaliumi, magnezi dhe fibrash, lëndë që ndihmojnë në kontrollin e tensionit”, ka thënë dietologia Laura M. Ali.

Gjysmë filxhani fasule të zeza me pak natrium përmban 8 gramë fibra dhe 7 gramë proteina. Kalciumi dhe kaliumi ndihmojnë në rregullimin e rrjedhjes së gjakut dhe presionit.

3. Domate të konservuara

Gjysmë filxhani domate të grira pa kripë të shtuar përmban 10% të nevojave ditore për kalium.

“Kaliumi ndihmon në neutralizimin e efekteve të natriumit duke nxitur eliminimin e tij përmes urinës”, thonë dietologët.

Domatet janë gjithashtu të pasura me likopen, një antioksidant që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

4. Peshku ton i konservuar pa kripë

“Është i lirë, i pasur me proteina dhe omega-3”, thuhet në udhëzimet ushqimore 2020–2025 për amerikanët.

Një porcion prej 85 gramë ton përmban 22 gramë proteina dhe ndihmon në uljen e tensionit përmes acideve yndyrore omega-3.

Edhe Banania ul tensionin e gjakut më mirë se ulja e konsumimit të kripës Lifestyle Banania ul tensionin e gjakut më mirë se ulja e konsumimit të kripës

Një studim me rreth 5,000 persona ka treguar se vetëm 2 gramë omega-3 në ditë mund ta ulë ndjeshëm tensionin.

5. Kungull i konservuar

“Kungulli është i pasur me kalium, i cili ndihmon në balancimin e efekteve negative të kripës”, ka thënë dietologia Veronica Rouse.

Një filxhan kungull pa kripë përmban rreth 11% të nevojës ditore për kalium.
Përdoreni në mëngjes me tërshërë ose në biskota të shëndetshme për fëmijë.

6. Ananas i konservuar në lëng natyral

Një filxhan ananas i konservuar në lëng natyral përmban mbi 2 gramë fibra dhe është burim i mirë kaliumi.

Sipas studimeve të fundit, fibrat ndihmojnë në uljen e tensionit dhe rrezikut për sëmundje të zemrës.

7. Spinaq i konservuar

Një filxhan spinaq i konservuar përmban mbi 5 gramë fibra, kalium, magnez dhe kalcium.

“Perimet me gjethe të gjelbra si spinaqi përmbajnë nitrate natyrale që ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut”, thuhet në një studim që lidhi konsumin e përditshëm të tyre me tension më të ulët dhe rrezik më të vogël për sëmundje të zemrës.

8. Rrepa e kuqe e konservuar

“Rrepa e kuqe e konservuar është plot me antioksidantë, fibra, vitaminë C dhe B-komplekse”, ka thënë dietologia Laura M. Ali.

Edhe Ushqimi që duhet t'i evitojnë personat me tension të lartë të gjakut Lifestyle Ushqimi që duhet t'i evitojnë personat me tension të lartë të gjakut

Ngjyra e kuqe vjen nga betalainat, përbërës natyral që ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe uljen e tensionit.

Rrepa e kuqe, ashtu si spinaqi, përmban nitrate që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.