Lifestyle

7 karbohidratet që ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut

karbohidratet te shendetshme

Kur bëhet fjalë për tensionin e lartë gjakut, nuk është vetëm kripa që ka rëndësi. Karbohidratet e duhura, si bananet, fasulet, kosi, tërshëra, frutat e pasura me antioksidantë dhe lëngu i portokalli, mund të jenë aleatë të fuqishëm për shëndetin e zemrës.

Zgjidh karbohidrate me përbërje të lartë të fibrave, mineraleve dhe përbërësve bioaktivë, dhe shmang ëmbëlsirat e përpunuara dhe pijet me sheqer të shtuar, ka raportuar EatingWell.

Përfshirja e disa karbohidrateve të zgjedhura në dietë mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Rreth 1 në 2 të rritur në SHBA kanë tension të lartë të gjakut, gjë që rrit rrezikun për sulm në tru, infarkt dhe sëmundje të tjera serioze. Kur dikush diagnostikohet me hipertensioni, këshilla e parë është “shmang kripën!”. Edhe pse kjo ka rëndësi, nuk është e vetmja gjë që ndikon.

Një nga mënyrat më të efektshme për të ulur tensionin e gjakut është dieta DASH (Dietary Approaches to Stop Hypertension), e cila fokusohet te drithërat e plota, perimet, frutat, bulmeti pa yndyrë, peshku, arrat dhe yndyrat e shëndetshme.

DASH përfshin shumë ushqime të pasura me karbohidrate të shëndetshme. Këtu janë 7 prej tyre që ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut:

1. Bananet

Bananet janë të pasura me kalium, një mineral thelbësor për mbajtjen nën kontroll të tensionit.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon shtimin e kaliumit në dietë për personat me tension mbi 120/80 mmHg.

“Bananet janë një zgjedhje e zgjuar për t’ia shtuar dietës së përditshme”, ka shkruar Shoqata në udhëzimet e saj zyrtare.

2. Fasulet

Fasulet përmbajnë karbohidrate, proteina bimore, fibra, magnez dhe i rezistojnë përthithjes së shpejtë, duke ndihmuar në uljen e tensionit.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Nutrients, fasulet janë të pasura me lëndë ushqyese që ndikojnë pozitivisht në shëndetin kardiovaskular.

3. Kosi

Kosi është burim natyral i kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Këto tri minerale janë thelbësore për shëndetin e zemrës.

“Përveç kësaj, probiotikët në kos ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut”, thuhet në një studim të botuar në International Dairy Journal.

4. Shalqiri

I ëmbël dhe i freskët, shalqiri mund të ndihmojë në uljen e presionit sistolik (vlera më e lartë në matjen e tensionit).

Një analizë e botuar në Current Hypertension Reports, ka zbuluar se konsumimi i shalqirit ndihmon në uljen e tensionit te moshat e mesme.

5. Tërshëra

Drithërat e plota si tërshëra janë të pasura me fibra, sidomos beta-glukane, të cilat lidhen me uljen e tensionit sistolik dhe diastolik.

“Të dhënat tregojnë një lidhje mes konsumit të drithërave të plota dhe rrezikut më të ulët për hipertension,” sipas një studimi të botuar në Hypertension.

6. Boronicat

Boronicat janë të mbushura me antocianina, përbërës bimorë që u japin ngjyrën e kaltër dhe që mund t'i përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut.

Një studim ka zbuluar se një tas i mbushur me boronica në ditë ul tensionin sistolik.

“Edhe nëse janë të freskëta apo të ngrira, boronicat ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës”, ka thënë autorja e studimit.

7. Lëngu i portokallit 100% natyral

Lëngu i portokallit është burim i pasur me kalium dhe përmban hesperidin, një antioksidant që ndikon pozitivisht në enët e gjakut.

Në një studim klinik, konsumimi i 500 ml lëng portokalli çdo ditë për 12 javë uli ndjeshëm tensionin sistolik te personat me hipertension të lehtë.