Kuriozitet

Zbulim i madh, njerëzit ndezën zjarr shumë më përpara se që mendohej

Zbulim i madh, njerëzit ndezën zjarr shumë më përpara se që mendohej

Foto: BBC

Një zbulim i jashtëzakonshëm në një gërmim arkeologjik në Mbretërinë e Bashkuar po rishkruan historinë se kur njerëzit ndezën zjarrin për herë të parë.

Studiuesit zbuluan periudhën kur njerëzit kishin ndezur zjarr, që ka ndodhur diku në Angli 400,000 vjet më parë.

Zbulimi në fshatin Barnham e shtyn origjinën e njohur të ndezjes së zjarrit nga njeriu prapa më shumë se 350,000 vjet, shumë më herët se mendohej, raportoi BBC. 

Aftësia për të krijuar zjarr ishte momenti që ndryshoi gjithçka për njeriun. Ofroi ngrohje dhe mundësoi për të parët tanë zierjen e ushqimit. Nënkuptoi se njerëzit nuk ishin më një grup njerëzish që përballeshin me mbijetesën – u dha kohë të mendojnë dhe zbulojnë si dhe të bëhen speciet e avancuara që janë sot.

Studiuesit thanë se kanë gjetur çakmakun më të hershëm të Epokës së Gurit – një lloj guri që përplasej me një gur tjetër të quajtur pirit për të krijuar një shkëndijë.