Fishekzjarrët në ditët e sotme përdoren për të shënuar ardhjen e një viti të ri ose shënimin e një feste, por kjo s'ka qenë gjithmonë kulturë e tillë.
Kultura e lashtë kineze i njeh fishekzjarrët si mjete për të përzënë djallin apo magjinë e zezë nga njerëzit, me qëllim që ata të jetojnë me mbarësi. Sipas historive kineze, fishekzjarrët ndizeshin në ajër kur ora shënonte 00:00, me qëllim që viti i ri të niste pa shpirtra të ligj.
Ndezësi i tyre konsiderohej person me fat.
Pasi krijojnë zhurmë dhe ndriçim, fishekzjarrët përdoreshin që shpirtrat e këqij të frikësoheshin dhe të largoheshin nga ambienti njerëzor. Në kultura të tjera si ajo indiane, thuhet se fishekzjarrët ndiznin energjinë pozitive dhe e mposhtnin atë negative.
Edhe shpresa për një vit të mbarë niste me ndezjen e fishekzjarrëve.
-
Si u festua Viti i ri në botë
-
Historia e traditës së dekorimit të pishave për Krishtlindje
-
Zbulim i madh, njerëzit ndezën zjarr shumë më përpara se që mendohej
-
Si u krijuan fishekzjarret, si bëhen me ngjyra dhe forma të ndryshme?
-
Shumë qytetarë pritën Vitin e Ri në sheshe – fishekzjarrët mbulojnë mungesën e organizimeve institucionale