Një shqiptar është arratisur nga burgu i Vercellit në natën e Vitit të Ri.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari i burgosur për grabitje në disa vila, përdori çarçafë për të ikur nga kati i katërt, pasi kishte sharruar hekurat.
Bashkëpunëtorët e prisnin jashtë dhe mundën ta largojnë. Ndërkohë shoku i qelisë, gjithashtu me origjinë shqiptare, u arrestua nga policia pasi dyshohet se theu krahun teksa u hodh nga çarçafët.
Kjo ngjarja ka alarmuar policinë e burgjeve të cilët janë vënë në ndjekje të shqiptarit.
Artikuj të ngjashëm
-
Bosi shqiptar i drogës arratiset për të katërtën herë nga burgu
-
Tre shqiptarë arratisen përmes çarçafëve nga burgu i Italisë
-
Kapet shqiptari që u arratis nga burgu në Greqi
-
Një i dyshuar tenton të ikë duke kërcyer nga Pallati i Drejtësisë
-
50-vjeçari shqiptar në kërkim nga Italia, dyshohet për vrasjen e bashkëshortes