Një bos droge shqiptar është arratisur nga burgu për të katërtën herë duke përdorur një copë metali dhe disa çarçafë.
Taulant Toma është quajtur “magjistari i arratisjeve” nga mediat italiane pasi u zbulua se ishte arratisur nga burgu në Milano mëngjesin e së dielës.
40-vjeçari raportohet se ka përdorur një limë metali për të prerë hekurat e dritares në qelinë e tij dhe më pas ka zbritur me çarçafët që i ka lidhur me njëri-tjetrin.
I dënuar për disa vepra, nga ato për drogë dhe trafikim armësh te sulmet e grabitjet e dhunshme, ai supozohej të mbahej në burgim deri më 2048.
Është hera e katërt që Toma arratiset nga burgjet në Itali dhe Belgjikë.
Edhe
Trafikanti shqiptar në arrati prej më shumë se një viti pasi u lirua gabimisht nga burgu në Britani
Më 2009 ai ishte arratisur nga burgu i Ternit në Itali. Më pas u kap po atë vit afër Milanos. Më 2013 u arratis sërish nga një burg në Parma dhe të njëjtin vit u kap në Belgjikë dhe u burgos atje. Por, ai menaxhoi të arratisej edhe nga aty.
Toma ishte në arrati për dy vjet deri kur u kap më 2015. U ekstradua në Itali dhe u dërgua në burgun e Milanos.
-
I burgosuri arratiset duke u fshehur në çantën e shokut të qelisë që po lirohej
-
Arratiset i dyshuari nga dritarja e stacionit policor në Gjakovë
-
Një i dyshuar tenton të ikë duke kërcyer nga Pallati i Drejtësisë
-
Arratisje si në filma në Durrës, i burgosuri ikën nga spitali gjatë kontrolleve mjekësore