Një burrë është arratisur nga një burg në Francë duke u fshehur në çantën e një të burgosuri që po lirohej pasi kishte përfunduar dënimin, kanë thënë zyrtarët për mediat lokale.
Shërbimi i burgjeve ka nisur hetim pas arratisjes së burrit nga burgu Lyon-Corbas në juglindje të Francës, të premten, sipas transmetuesit BFMTV.
“Ai përfitoi nga lirimi i shokut të qelisë për t’u fshehur në çantë e tij dhe për të dalë jashtë”, thuhet në deklaratën e shërbimit të burgjeve për agjencinë e lajmeve AFP.
Mediat franceze raportojnë se i arratisuri po vuante disa dënime dhe ishte gjithashtu nën hetim në një çështje të lidhur me krimin e organizuar.
Gjithashtu është hapur hetim gjyqësor për dyshimet mbi “arratisje si pjesë e një grupi të organizuar dhe komplot kriminal”.
Muajin e kaluar, Shoqata e Avokatëve të Lyonit shprehu shqetësim për mbipopullimin në burgun Lyon-Corbas.
Më 1 maj, rreth 1,200 persona ishin të burgosur në këtë burg, i cili ka kapacitet vetëm për 678 vende.