Është arratisur një i burgosur që po trajtohej në Repartin e Onkologjisë në QKUK.
Shërbimi Korrektuar ka informuar Policinë lidhur me rastin.
Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti "mundësim i arratisjes së personit të privuar nga liria" ndaj tre të dyshuarve, zyrtarë korrektues. Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Nga Shërbimi Korrektues është pranuar informata se është arratisur nga Reparti i Onkologjisë i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte hospitalizuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arratiset një person gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Arratiset i dyshuari nga dritarja e stacionit policor në Gjakovë
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK
-
Rrëzohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK