Një person i privuar nga liria është arratisur nga Qendra e Mbajtjes në Suharekë pasi u dërgua për trajtim mjekësor. Në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet që ai gjatë trajtimit të hënën në mesditë, u largua në drejtim të panjohur.
“Është raportuar një person i cili ka qenë i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë, ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe gjatë marrjes së trajtimit ishte larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.