Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket një person në Suharekë

zhdukje

Foto ilustrim

Një burrë është raportuar i zhdukur në Suharekë.

Sipas njoftimit të Policisë, bashkëshortja e tij ka njoftuar të hënën se ai është larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tij.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.

“PERSON I ZHDUKUR - Rr. ‘Avdyl Ramaj’, Suharekë 19.10.2026, 12:57. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e tij. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.