Një person është raportuar i zhdukur në Rahovec.
Policia ka njoftuar se viktima është larguar nga shtëpia që nga paraditja e së shtunës dhe nuk është kthyer më.
“Rahovec 07.03.2026-10:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar.