Një person është arratisur derisa ishte në zyrën e intervistimit në stacionin policor në Gjakovë.
Policia njoftoi se i dyshuari është larguar përmes dritares së objektit.
Deri tash, Policia nuk ka arritur ta lokalizojë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në zyrën e intervistimit, ka arritur të largohet përmes dritares duke u larguar nga objekti i stacionit policor në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arratiset një person gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë
-
Arrestohet një i dyshuar pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Gjakovë
-
Arratiset i burgosuri që po trajtohej në Onkologji
-
Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec
-
Plagoset një person në Ferizaj, i dyshuari në arrati