Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arratisur gjatë ndalimit policor në Gjakovë pasi e kanë kuptuar se do t’iu kontrollohet vetura. Sipas njoftimit të policisë, ata gjatë arratisjes janë vetëaksidentuar. Vetura është konfiskuar ndërsa të dyshuarit gjenden akoma në arrati.
“Njësia Policore ka ndaluar veturën Golf-7 në të cilën ishin tre persona meshkuj, veturën e drejtonte një shtetas i huaj me dy pasagjerë, shtetas tjerë. Në momentin kur të dyshuarit kanë kuptuar se do t’ju kontrollohet vetura, vozitësi ik me shpejtësi nga vendi i ndalimit, ndërsa dokumentacioni dhe telefoni i të dyshuarve mbesin tek njësia policore. Policia ka arritur të identifikoj lokacionin e veturës ku është verifikuar se të njëjtit kane shkaktuar edhe vet aksident gjate ikjes. Vetura është konfiskuar ndërsa të dyshuarit janë në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.