Tre persona janë arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:30, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë.
Policia njofton se derisa zyrtarët policorë ishin në kryerje të detyrës, katër të dyshuar meshkuj kanë penguar policinë në ushtrimin e detyrave zyrtare.
Tre nga të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i katërt ka arritur të largohet.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona arrestohen në Podujevë, trajtim mjekësor marrin policët dhe të dyshuarit
-
Dy burra e dy gra arrestohen në Gjakovë, dyshohen për sulm ndaj një burri dhe një polici
-
Pengoi zyrtarët policorë gjatë detyrës, shoqërohet në polici shtetasi serb
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë