Dy persona janë arrestuar në Podujevë nën dyshimin për pengim të zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, të dyshuarit kanë penguar në mënyrë aktive policët gjatë ushtrimit të detyrës, duke kundërshtuar kontrollin derisa ndodheshin në veturë së bashku me tre dëshmitarë të tjerë.
Si pasojë e incidentit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se edhe të dyshuarve, në stacionin policor, u është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
-
Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë
-
Tre të arrestuar në Gjakovë pasi penguan policët në kryerjen e detyrës
-
Rekomandohet suspendimi i katër policëve në Podujevë, dyshohet se keqtrajtuan dy qytetarë
-
Arrestohen dy të dyshuar në Pejë, sulmuan policët që po u shqiptonin gjobë
-
Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet një person në Malishevë