Një i dyshuar ka tentuar të ikë duke kërcyer nga Pallati i Drejtësisë të mërkurën, pak pasi iu caktua një muaj paraburgim.
KOHA ka mësuar se personi që ka tentuar të arratisej është një shtetas i huaj, i dyshuar për tentim vjedhje në Prishtinë.
Atij pak para tentimit të ikjes iu caktua një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Pas tentimit për të ikur, ai u kap menjëherë nga forcat policore.
Pas kërcimit, i paraburgosuri ka pësuar lëndime trupore. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar se të dyshuarit i është përfunduar ekzaminimi dhe se ai është transferuar në Klinikën e Ortopedisë.
-
Ikja e të dyshuarit nga Pallati i Drejtësisë, policia arreston një person
-
Arratiset nga Pallati i Drejtësisë një i dyshuar pasi iu caktua paraburgimi
-
Pas një jave në arrati, dorëzohet i dyshuari për plagosjen në Prishtinë
-
Duke i ikur policisë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar bie nga ndërtesa
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e të miturës