Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shtunën nën dyshimin se ka ndihmuar një të akuzuar që të arratiset pas seancës gjyqësore të premten. Të akuzuarit L.H. gjatë seancës të së premtes i ishte caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës pasa e paraburgimit. Por, ai arriti që t’ ikte Policisë menjëherë pas seancës.
Policia ka arrestuar një të dyshuar se i ka ofruar ndihmë të ikte dhe e ka dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 15.02.2025 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte ndihmuar personit tjetër (të dyshuarit mashkull kosovar) që të arratiset pas seancës gjyqësore, i cili tani gjendet në arrati. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Një i dyshuar tenton të ikë duke kërcyer nga Pallati i Drejtësisë
-
Arratiset nga Pallati i Drejtësisë një i dyshuar pasi iu caktua paraburgimi
-
Arratiset i kërkuari, një person tjetër i ndihmoi duke penguar policët
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për dhunim
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar