Një i dyshuar ka arritur të arratiset sërish nga policët me ndihmën e një personi.
Policia kishte shkuar për ta arrestuar të dyshuarin në Prishtinë, por personi tjetër i ka penguar duke mundësuar arratisjen e të dyshuarit.
Policia e ka arrestuar personin për pengim të policëve.
“Derisa policia ka shkuar për ta kërkuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim policor, zyrtarët policorë i ka penguar në kryerje të detyrës një i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa personi i kërkuar ka arrit të ikë Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për pengim në kryerje të detyrës zyrtare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Ikja e të dyshuarit nga Pallati i Drejtësisë, policia arreston një person
-
Pengoi zyrtarët policorë gjatë detyrës, shoqërohet në polici shtetasi serb
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për dhunim
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar