Një person ka pësuar lëndime si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese të enjten në lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se viktima dyshohet se po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t'iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtij i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Aktualisht policia, në bashkëpunim me akterët e tjerë përkatës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.