Personi që pati pësuar lëndime të rënda si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese të enjten në lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar për Kohën shefi i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po, fatkeqësisht pacienti që ju i referoheni nuk ka arritur t’i përballojë lëndimet që i ka pësuar dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.
Policia pati njoftuar të enjten se viktima dyshohet se po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t'iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.