Është dorëzuar në Polici, i dyshuari për plagosjen e ndodhur para një jave në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka thënë për KOHËN se i dyshuari është vetëdorëzuar të hënën.
“Lidhur me rastin ‘Tentim vrasje’, i cili kishte ndodhur më 16.06.2026 në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor”, ka thënë ai.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.
Më 16 qershor, një person është plagosur në kryeqytet gjatë mbrëmjes në rrugën “Feriz Guri”. Motivet e rastit nuk janë bërë të ditura.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagoset një person në Prishtinë
-
Vetëdorëzohet i dyshuari për tentim vrasjen në Pejë
-
Plagosja e 4 tetorit në Prishtinë, Policia kap një të dyshuar dhe kërkon tjetrin
-
Arrestohet në Prishtinë një 23-vjeçar për plagosjen e një personi në prill
-
Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë