Një 28-vjeçar me inicialet V.S. është arrestuar për vrasje në tentativë, rast i cili ka ndodhur 23 prill 2025 në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari ishte shpallur në kërkim që prej ditës kur kishte ndodhur rasti.
“Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.
Koha pati raportuar se viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë
-
Pas një jave në arrati, dorëzohet i dyshuari për plagosjen në Prishtinë
-
Arrestohet i dyshuari për tentimvrasjen në Prishtinë
-
Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati
-
Plagosja e 4 tetorit në Prishtinë, Policia kap një të dyshuar dhe kërkon tjetrin