Një person është arrestuar në Prishtinë për vrasje në tentativë, rast i cili raportohet të ketë ndodhur më 4 tetor në Prishtinë.
Sipas raportit, një tjetër i dyshuar nuk është hasur në shtëpi gjatë kontrollit.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, njësia policore ka realizuar urdhër-kontrolli në dy lokacione, ku në lokacionin e parë është arrestuar një i dyshuar, kurse në bastisjen e dytë i dyshuari nuk është hasur në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Më 4 tetor, Policia pati njoftuar për një plagosje në rrugë “Mark Sopi”. Sipas njoftimit, viktima ishte plagosur nga dy persona të panjohur.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek”, thuhej në njoftimi e Policisë më 4 tetor.
-
Pas një jave në arrati, dorëzohet i dyshuari për plagosjen në Prishtinë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Arrestohet i dyshuari për tentimvrasjen në Prishtinë
-
Vrasje në tentativë në Prishtinë
-
Dy të arrestuar për therjen e dy personave në Prishtinë para tre ditësh