N.M., 50-vjeçar nga me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, është në kërkim nga autoritetet italiane që nga e mërkura pasi dyshohet për vrasjen e bashkëshortes në dhomën e gjumit në provincën e Anconas.
I dyshuari, punëtor në një kompani të dritareve dhe dyerve, ishte arrestuar edhe në prill për dhunë në familje, raporton “RaiNews”.
Bashkëshortja e tij, S.M. 49 vjeç, punonte në një kompani paketimi dhe ishte punëdhënësi i saj që ngriti alarmin kur ajo nuk u paraqit në punë dje. Çifti ka një djalë 30-vjeçar, i martuar dhe jeton në Zvicër.
Viktima që u gjet e vdekur ishte e shtrirë në krevat me shenja rrahjeje dhe dëmtime të dukshme në kokë. Punëdhënësi kishte njoftuar autoritetet pasi ajo nuk ishte shfaqur në punë mëngjesin e djeshëm. Karabinierët që shkuan në vendngjarje gjetën derën e hyrjes të hapur dhe çelësat në bravë.
Gruaja kishte raportuar disa herë sulme që nga janari, duke u treguar më pas hetuesve se burri i saj e kishte ngacmuar dhe keqtrajtuar prej pothuajse dy vjetësh. Në prill, burri kishte thyer derën e dhomës së gjumit të 49-vjeçares me sëpatë, duke e detyruar atë të strehohej tek fqinjët.
I dyshuari ishte arrestuar dhe vendosur në arrest shtëpie. Burri ishte dënuar me një vit e dhjetë muaj burgim me kusht pasi pranoi fajësinë me kushtin për t’u regjistruar në një program për burra abuzues, ku megjithatë nuk pati vende të lira. Gruaja vendosi të bashkëjetonte sërish me të, duke e tërhequr kërkesën për divorc.
-
Vrasja e 80-vjeçares, Prokuroria: I dyshuari ia përplasi kokën për toke, tentoi t’i fshijë gjurmët
-
Një grua në Prizren vdes si pasojë e lëndimeve që dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj
-
Një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga burri në Prizren
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Vritet një 32-vjeçar në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj