Tre shqiptarë që vuanin dënimin në një burg të Italisë, janë arratisur herët në mëngjesin e 9 qershorit.
Ata kanë prerë hekurat e qelisë në burgun e Trevisos dhe më pas kanë përdorur çarçafë për të zbritur poshtë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të së enjtes, sipas Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa.
Dy nga të arratisurit janë kapur menjëherë, ndërkohë që në arrati është 27-vjeçari Edison Pula, i dënuar për tentativë vrasjeje, grabitje, mbajtje eksplozivi dhe vepra të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.
Pula, anëtar i “bandës së Niklës”, pati tentuar edhe më herët të ikte nga burgu. Në vitin 2016 u arratis nga burgu në Komisariatin e Krujës pasi kapërceu murin rrethues.
Pula arriti që të shtynte policët duke u shpëtuar në momentin që zbriti nga furgoni, teksa po futej në dhomën e izolimit. Edison Pula ka qenë i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, vendosje eksplozivi dhe vjedhje me dhunë si dhe për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Enver Stafukës, Gentjan Bejtja./ TopChannel
-
Bosi shqiptar i drogës arratiset për të katërtën herë nga burgu
-
Shqiptari arratiset me çarçaf nga burgu italian për Vitin e Ri
-
Arratisje si në filma në Durrës, i burgosuri ikën nga spitali gjatë kontrolleve mjekësore
-
Arratisje e organizuar nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
-
56 të arratisur nga burgjet e Kosovës që nga viti 2007