Dëshmi kanë dalë për një planet të madhësisë së Tokës në Rrugën e Qumështit rreth 86 vjet dritë larg, shkëmbor dhe me shpërthime të vazhdueshme.
Shkencëtarët kanë thënë se planeti ka gjasa të jetë i mbuluar me vullkane – ngjashëm me hënën e Jupiterit, Io, trupi me vullkanet më aktive në sistemin tonë diellor.
Është planet që nuk rrotullohet – me njërën anë që qëndron gjithnjë në ditë dhe tjetra në errësirë, raportoi AJ.
Shkencëtarët kanë thënë se vendi më interesant është rajoni ku takohet ana e natës me të ditës. Vullkanet thuhet se janë gjithandej planetit, madje edhe nën akull nga pjesa e natës.
Temperatura e sipërfaqes së tij duket se është pak më e ngrohtë se e Tokës.
Artikuj të ngjashëm
-
Zbulohen planetë të rinj më të mëdhenj se toka
-
A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën
-
Shkencëtarët thonë se kanë gjetur fakte mbi prezencën e një planeti të ri
-
Astronomët zbulojnë yje të lashtë gjigantë në Rrugën e Qumështit
-
Shkencëtarët pretendojnë se kanë prova për një planet të ngjashëm me Tokën