Astronomët kanë gjetur prova të mundshme të një planet të ngjashëm me Tokën në sistemin diellor, që mund të jetë duke rrotulluar Diellin në një orbitë pranë Neptunit, ka raportuar “Independent”.
Fizikanët, duke përfshirë ekipin nga Observatori Kombëtar Astronomik i Japonisë, ka thën se ky planet mund të jetë shumë më afër se planeti “hipotetik i nëntë”, që mendohet se ekziston në skajet e jashtme të sistemit diellor.
Disa studime të mëparshme kanë sugjeruar se ekziston një planet ende i pazbuluar përtej Brezit Kuiper. E së fundmi po pretendohet se është gjetur një objekt masiv në këtë brez.
Gjithashtu është thënë se ky objekt kishte orbita “të çuditshme”, duke lënë të kuptohet se po tërhiqen nga graviteti i një entiteti kozmik, më i madh se zakonisht.
-
Shkencëtarët thonë se kanë gjetur fakte mbi prezencën e një planeti të ri
-
Zbulohen planetë të rinj më të mëdhenj se toka
-
Planeti i ri i jashtëzakonshëm, në njërën anë gjithmonë është ditë e në tjetrën natë
-
Gjendet një planet shumë i ngjashëm me Tokën dhe potencialisht i banueshëm
-
A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën