Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur fakte mbi prezencën e një planeti të ri

Planeti 9 - shkencëtarët

Një ekip i vogël shkencëtarësh planetarë nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni thanë se kanë prova të reja mbi ekzistimin e mundshëm të planetit 9.

Ata thanë se provat po konsiderohen rrethanore, por që e mbështesin teorinë se një planet i tillë ekziston përtej orbitës së Neptunit e afër skajit të sistemit diellor.

Lexo edhe: 

Në artikullin e publikuar nga Phys thuhet se forca nga ky planet i largët po ndikojnë në lëvizjen e objekteve hapësinore. Studiuesit kanë shtuar se të dhëna të tjera do të sigurohen pasi observatori “Vera Rubin” në Kili të nisë funksionimin.

Ai do të jetë i pajisur me forma të reja për të vlerësuar prezencën e këtij planeti.

NASA ka thënë se mund të ekzistojnë prova matematikore që sugjerojnë prezencën e një planeti të tillë larg Neptunit, por që ende asgjë nuk është faktuar plotësisht.

Edhe Shkencëtarët pretendojnë se kanë prova për një planet të ngjashëm me Tokën Tech Shkencëtarët pretendojnë se kanë prova për një planet të ngjashëm me Tokën

Ai sugjerohet të jetë 10 herë më i madh se Toka dhe do t'i duhen gati 20.000 vjet Tokë për të kryer një lëvizje të plotë rreth Diellit.

Ky pretendim u emërtua “planeti 9” nga studiuesi që i pari tha se hetoi prezencën e tij.

Zyrtarisht sistemi diellor është i përbërë nga tete planetë.