Planeti Uran dhe pesë hënat e tij më të mëdha mund të mos jenë “të vdekura”, siç kanë pretenduar shkencëtarët prej kohësh. BBC-ja ka shkruar se ato mund të kenë oqeane dhe mund të jenë të krijojnë mundësinë për jetesë.
Një analizë e bërë së fundmi pas vizitës 40 vjet më parë të një anije kozmike, thotë se Urani ka një përbërje të çuditshme, pasi fusha magnetike përreth tij e bllokon secilin gaz dhe material tjetër të del nga planeti dhe hënat e tij.
Kjo rrit gjasat që Urani të trajtohet më ndryshe dhe brenda tij të ketë befasi.
“Këto rezultate tregojnë se sistemi uranian mund të jetë më tepër emocionues sesa mendohej më parë. Mund të ketë hëna atje që mund të kenë kushte që janë të nevojshme për jetën, mund të kenë oqeane që nën sipërfaqe mund të jenë të mbushura me peshq”, ka deklaruar studiuesi britanik William Dun.
Studimi është botuar edhe në revistën shkencore Journal Nature Astronomy, derisa shkëncëtarja Linda Spilker është shprehur e lumtur që ka informacione të reja mbi Uranin.
-
Teleskopi i NASA-s zbulon një hënë të re që sillet rreth Uranit
-
Shkencëtarët thonë se kanë gjetur fakte mbi prezencën e një planeti të ri
-
Mikrohëna blu shfaqet këtë fundjavë
-
Irani thotë se është i gatshëm t'i mbrojë vendet ku ruan uraniumin e pasuruar
-
A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën