Teleskopi Hapësinor “Webb” ka zbuluar një hënë të vogël duke u rrotulluar rreth Uranit, raporton agjencia "AP".
Hëna e re e zbuluar, për të cilën ka njoftuar NASA të martën, duket se është vetëm 10 kilometra e gjerë. Ajo u vu re gjatë vëzhgimeve me teleskop në shkurt.
Shkencëtarët mendojnë se u fsheh për kaq gjatë – madje duke i shpëtuar edhe anijes kozmike “Voyager 2” gjatë fluturimit të saj pranë 40 vjet më parë – për shkak të zbehtësisë dhe madhësisë së vogël.
Urani ka 28 hëna të njohura. Rreth gjysma janë më të vogla dhe orbitojnë planetin në një distancë më të afërt. Me zbulimin e ri, ka arritur numri i hënave që rrotullohen rreth Uranit në 29. Emri i hënë së zbuluar ende nuk i është vendosur.