Astronomët kanë zbuluar një grup misterioz të yjeve gjigantë të vjetër në zemër të Rrugës së Qumështit, që po lëshojnë re pluhuri dhe gazi të madhësisë së sistemit diellor.
Yjet, të cilët janë quajtur "duhanpirësit e vjetër", qëndruan të qetë për shumë vite, duke u zbehur pothuajse në padukshmëri, përpara se të frynin papritur re të mëdha tymi. Zbulimi u bë gjatë monitorimit të pothuajse një miliardë yjeve në dritën infra të kuqe gjatë një studimi 10-vjeçar të qiellit.
"Ata kanë qëndruar atje dhe thjesht hodhën papritmas lëndën", ka shpjeguar Philip Lucas i cili udhëhoqi vëzhgimet, raportoi Guardian.
“Është një lloj i ri ylli dhe të gjithë duket se janë të grumbulluar në të njëjtën pjesë të qiellit, shumë afër qendrës së Rrugës së Qumështit”.
Zbulimi ka një rëndësi të veçantë sepse materiali që lëshohet nga yjet që vdesin tregon ardhjen e gjeneratës së re të yjeve.
-
Zbulohet një yll i ri i fshehur në qendër të galaktikës
-
Zbulohen planetë të rinj më të mëdhenj se toka
-
Planeti i ri i jashtëzakonshëm, në njërën anë gjithmonë është ditë e në tjetrën natë
-
A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën
-
Astronomët zbulojnë objektin më të shndritshëm në univers