Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pitbulli që qesh gjatë gjithë kohës bëhet viral në internet

Një qen me emrin Shortcake i cili është shpëtuar së fundmi po sjell shumë kënaqësi te ndjekësit me buzëqeshjen e saj.

Pitbulli 6-vjeçar është shpëtuar nga strehimorja Fresno Bully, sipas Instagramit të qenit.

Shortcake ka më shumë se 190.000 ndjekës në Instagram dhe 407.100 ndjekës në TikTok.

Pronarja e qenit, Amy Matsushima është intervistuar në disa herë lidhur me buzëqeshjen e Shortcakes.

“Strehimorja e kafshëve Fresno Bully nuk ka pasur hapësirë edhe për një qen tjetër, por kishte diçka të veçantë rreth pitbullit dhe ishte e vështirë t’i thuash jo, prandaj edhe e morën”, ka thënë Amy.

Shortcake ka qenë duke qeshur gjatë gjithë jetës, pavarësisht rrethanave.

Edhe Qeni largohet nga shtëpia, rikthehet me dy mace në qese Kuriozitet Qeni largohet nga shtëpia, rikthehet me dy mace në qese

“Nuk jam shumë e sigurt pse ajo buzëqesh kaq shumë. Ajo buzëqeshë kur jemi duke fjetur, vozitur veturën apo duke bërë diçka tjetër”, ka thënë Amy.