Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Familja amerikane ribashkohet pas tre vjetësh me qenin e humbur

Një qen që u largua nga shtëpia e pronarëve të tij në Arkansas, u ribashkua me familjen e tij tre vjet më vonë falë një mikroçipi, raportoi të dielën “Upi”.

Rex dhe Britnee Smith kanë njoftuar se dy pitbullët e tyre, Jack and Jill, u zhdukën nga oborri në Little Rock në korrik të vitit 2020.

Familja kontrolloi zonën, vendosi fletushka dhe postoi në rrjetet sociale, por nuk kishte asnjë të dhënë për qentë e humbur.

Smithët më pas u zhvendosën 300 milje larg në McKinney, Teksas dhe nuk prisnin kurrë të shihnin më kafshët e tyre shtëpiake.

Çifti tha se u tronditën në korrik kur morën një telefonatë nga Little Rock Animal Village me lajmin që Jill ishte gjetur.

Britnee tha se Jill u kap si endacak dhe u skanua për mikroçipin që u dha atyre numrin e telefonit të Rex Smithit.

Familja tha se ata po vazhdojnë kërkimin e tyre për Jack me shpresën se ai mund të jetë në të njëjtën lagje ku Jill u kap.

Artikuj të ngjashëm