Autoritetet në Virxhinia kanë njoftuar se një mace e zhdukur para nëntë vjetësh, tashmë është ribashkuar me pronaren e saj, raportoi të dielën UPI.
Ky ribashkim u bë i mundur pasi macja u shfaq në verandën e një banori, i cili ka raportuar për të.
Policia e Qarkut Henrico ka shkruar në një postim në Facebook se Njësia e saj për Mbrojtjen e Kafshëve dërgoi një oficer të mbrojtjes së kafshëve të martën kur një banor vendas thirri për të raportuar se një mace endacake po qëndronte në verandën e tyre dhe po refuzonte të largohej.
Oficeri e dërgoi macen në strehën e qarkut, ku macja u skanua për një mikroçip dhe u identifikua si Piper - e raportuar si e zhdukur nëntë vjet më parë.
"Pas kërkimit për një kohë të gjatë, pronari përfundimisht e shënoi atë si të vdekur me kompaninë e mikroçipëve", thuhej në postim.
Postimi përfshinte foto të Piperit në momentin e ribashkimit me pronarin e saj.
"Morali i historisë, mikroçipet i ndihmojnë kafshët shtëpiake të kthehen në familjen e tyre. Sigurohuni që t’i vendosni mikroçip kafshës suaj dhe mbani të përditësuara informacionet tuaja të kontaktit", thuhej më tej në postim.