Një kanadeze u ribashkua me macen e saj, pesë vjet pasi ajo u zhduk.
Elizabeth Antey tha se ajo dhe familja e saj jetonin në Edmonton të Kanadasë, por macja një ditë doli jashtë oborrit dhe nuk u pa më.
“Është një mace e mrekullueshme. Thjesht dëshiron që ju ta përkëdhelni, kushdo që e ka takuar e di që nuk do të dëshironte ta humbiste”, tha Antey, raporton Upi të martën.
Antey deklaroi se familja e saj e kërkoi macen e quajtur Kiki për kohë të gjatë, nëpërmjet fletushkave e komunikimeve publike me njerëz. Ajo dhe familja e saj u shpërngulën në Ontario, mirëpo nuk pranoi ta ndryshonte numrin e saj të telefonit, me qëllim që të merrte ndonjë telefonatë për macen e saj.
Macja u gjet nga Hana Kadri, një grua që jeton në lagjen Rappersill të Kanadë, e cila ia ktheu Anteyt kafshën.
-
Macet kanë filluar t’i shoqërojnë njerëzit shumë më vonë sesa është menduar
-
Ariana Grande lidhet sërish me Ricky Alvarezin, 10 vjet pas ndarjes
-
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
-
Si tentoi t’i ikte policisë spanjolle, i dyshuari që u kap në Kosovë
-
Si përfundoi ndeshja e vetme mes Zvicrës dhe Kanadasë?