Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një mace udhëtoi në një kuti poste mbi 800 kilometra larg shtëpisë

Maca

Një mace është bashkuar me pronaren e tij në Utah pasi ka udhëtuar mbi 804 kilometra në Kaliforni në një kuti të Amazonit.

Carrie Clark ka thënë se macja e tij 6-vjeçare, Galena, u zhduk nga shtëpia e saj në Lehi më 10 prill dhe nuk u paraqit anipse miqtë dhe fqinjët dolën ta kërkonin.

Clark tha se ajo ishte e tronditur kur u kontaktua më 17 prill nga një veterinere mbi 804 kilometra larg vendit ku jetonin. Veterinerja kishte skanuar macen për një mikroçip dhe kishte marrë informacionin e kontaktit të Clarkut.

“Nuk mund ta besoja se ishte e vërtetë”, tha Clark për New York Times. “Unë i thashë asaj: Unë mendoj se kjo është shaka”.

Ajo tha se udhëtimi i Galenës filloi të bëhej më i besueshëm pasi nisi t’i bashkonte “copëzat”.

Edhe Një mace fluturon disa herë brenda ditës pasi harrohet në aeroplan Kuriozitet Një mace fluturon disa herë brenda ditës pasi harrohet në aeroplan

Bashkëshorti i Clark, Matt, kishte dërguar një pako me postë e cila përmbante pesë palë çizme.

Clark tha se macja duhet të ketë kërcyer brenda kutisë kur Matt doli nga dhoma për të marrë shiritin e paketimit.

“Për fat të keq, ajo nuk është lloji i maces që bën zhurmë”, tha Clark për Los Angeles Times.

Brandy Hunter, një punonjës në magazinë Amazon në Riverside, tha në një seri postimesh në Facebook se një koleg e gjeti Galenën brenda kutisë.

Edhe Një grua pretendon se është 8-vjeçarja që u zhduk më 1985 në Pensilvani Botë Një grua pretendon se është 8-vjeçarja që u zhduk më 1985 në Pensilvani

Clark dhe burri i saj shkuan në Kaliforni të nesërmen për t'u ribashkuar me macen e tyre.

“Kur arrita ta mbaja sërish në krahë, ajo pushoi së dridhuri dhe e dinte që unë isha aty për të”, tha Clark. “Ishte një moment kaq i mrekullueshëm”.