Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja gjen maçokun që i humbi 7 vjet më parë

Maçoku i një gruaje nga Gjeorgjia ishte zhdukur 7 vjet më parë, e së fundmi u gjet gati dy kilometra larg shtëpisë.

Sipas Upit, Liz Gillespie, pronarja e maçokut ka thënë se dikur mendonte që se ai kishte rënë pre e ndonjë sulmi të mundshëm nga kojota pasi jetojnë në një lokacion me pyje, por u habit kur e gjeti.

“Unë jetoj në një vend me 30 hektarë dhe pyje. Kështu supozova se ndoshta një kojotë e kishte zënë atë dhe më të vërtetë nuk mendoja se ai ishte atje pas kaq shumë kohësh. Nuk kisha asnjë shpresë”, ka thënë ajo.

Qendra për strehimin e kafshëve në atë lokacion e telefonoi gruan dhe e njoftoi se maçoku i saj ishte aty.

Kafsha u zbulua se është sterilizuar dhe i është vendosur një mikroçip, ndërsa është në gjendje të mirë shëndetësore.