Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një pushkë gjuetie dyshohet të jetë vjedhur brenda një shtëpie në Zubin-Potok

Vjedhje

Foto: Ilustrim

Një vjedhje dyshohet se ka ndodhur brenda një shtëpie në Zubin-Potok para rreth 10 ditësh.

Policia ka njoftuar të hënën se një ditë më parë, një grua ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e një familjari të saj më 15 mars.

Sipas saj, të dyshuarit kanë vjedhur një motosharrë dhe një pushkë gjuetie.

Rasti është duke u hetuar.