Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar dhe në shtëpinë e tij në Zubin-Potok ka konfiskuar disa armë.
Ai thuhet se është ndaluar në afërsi të shtëpisë pasi që sipas Policisë po paraqiste lëvizje të dyshuara.
“Më datën 13.11.2023 në ora 15:32, njësiti policor që po patrullonte në komunën e Zubin-Potokut, në afërsi të një shtëpie ka ndaluar një person i cili paraqiste lëvizje të dyshuara. Më urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarit D.R., (viti i lindjes 1974) m/k, ku janë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë M-70 me 5 fishek te llojit 30 06 PPU, një pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë, dy kartela të shoqatës së gjuetarëve, një Radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng, një Brisk dhe një uniformë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti është iniciuar në procedurë të rregullt hetimore.
-
Policia gjen armë e municion në një shtëpi në Zubin-Potok, arrestohet një person
-
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
-
Sekuestrohen armë, municion e uniformë ushtarake në Zubin-Potok
-
Konfiskohet municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok
-
Policia konfiskon armë e fishekë në dy lokacione në Zubin-Potok