Kronikë

Policia gjen armë e municion në një shtëpi në Zubin-Potok, arrestohet një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në fshatin Kozarev në Zubin-Potok ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë, përmes të një bashkëpunimi efikas me njësitet e specializuara dhe ato të antidrogës, kanë pranuar informacione se në një lokacion në këtë fshat, në një shtëpi dyshohet për posedim të armëve dhe municionit.

“Njësitet kompetente policore nga stacioni policor Zubin Potok kanë ndërmarr veprime të menjëhershme policore dhe pas një pune hetimore dhe operative kanë arrit që në shtëpinë e dyshuar të gjejnë dhe sekuestrojnë si dëshmi/prova materiale: dy armë të gjata, me 208 fishekë, dy pushkë ajrore, dy kuti me sfera të pushkës, një revole, e tipit ‘zastava’ dhe dy karikatorë me 18 fishekë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin thuhet se janë njoftuar njësitet kompetente rajonale të hetimeve Mitrovicë veri të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

“Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës’ dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

{gallery}