Një piton mbi 2 metra i gjatë u kap katër muaj pasi i kishte ikur pronarit në Oklahoma, ka njoftuar Upi.
Pitoni me ngjyrë të verdhë u kap në zonën Burntwood, ku kishte mbetur që nga qershori pa dijeninë e pronarit.
Banorët hasën në të dhe paraprakisht u shprehën se kishin marrë informacionin për zhdukjen e tij.
Ata e dorëzuan në qendrën për kujdesin e kafshëve, e pastaj ata ia kthyen pronarit.