Një piton gati një metër i gjatë do t'i kthehet pronarit të tij, pasi ishte zhdukur, duke në një autostradë.
Upi shkroi se një shofer kamioni e gjeti në rrugë gjarprin që po lëvizte dhe e mori me vete.
Ai tha se u drejtua në ekipin e shpëtimit të kafshëve, për ta dorëzuar derisa t'i gjendet pronari.
Rasti ka ndodhur në Virginia të SHBA-së, e ekipi tha se gjarpri ishte “i trishtuar” pa pronarin, ndërsa u dërgua në qendër për trajtim.
Thirrjes së ekipit iu përgjigj një amerikan që tha se është i tij, ndërsa ka mbetur që kjo të konfirmohet dhe t’i dorëzohet atij.