Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni largohet nga shtëpia, rikthehet me dy mace në qese

Një qen është bërë viral në rrjetet sociale. Ai quhet Pongo.

Pongo u largua nga shtëpia dhe më vonë u rikthye me një qese ku brenda ishin dy mace të vogla.

Pronari i qenit e publikoi videon e tij që më pas u bë virale. Ai njoftoi se kishin qenë tri mace brenda, por që njëra ishte e ngordhur. Të tri macet ishin futur në qesen e plastikës.

“Këto janë tani macet e tij tani”, “Ky është qeni më i mirë në botë”, e plot komente të tjera pushtuan videon që u shikua gati një milion herë.

@lifewithsimba4

Like will they take them back with no reciept? Now what lol #help #shenaningansofpongo #tjmaxx #kittensoftiktok

♬ original sound - ? SJ?