Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Majmuni i vogël i braktisur nga nëna më në fund gjen dashurinë mes llojit të vet

majmun

Një majmun i vogël i braktisur që theu milionë zemra në internet, pasi u shpërnda video ku përqafonte një orangutang lodër që ia dhanë si zëvendësim të nënës së tij, më në fund ka gjetur ngushëllim mes të njëjtit lloj.

Punch, majmuni i vogël japonez në Kopshtin Zoologjik të qytetit Ichikawa, u bë viral pasi u shpërndanë videot ku ai tërhiqte zvarrë lodrën dhe luante me të pasi u braktis nga nëna.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë muajve të parë të jetës së tij ai pati vështirësi të lidhej me majmunët e tjerë në kopsht. Por, tani gjërat duket se kanë ndryshuar pasi ai u pa që po përqafohej nga një prej majmunëve të tjerë.

Përqafimi mes majmunëve shihet si shenjë e besimit dhe si shenjë që një majmun po pranohet në grup. Për Punchin kjo domethënë se po njihet nga trupa, derisa ka nxitur reagime emocionale nga përdoruesit e rrjeteve sociale që e kanë ndjekur qysh nga fillimi.