Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet një specie e re majmuni

majmuni i ri

Një specie e re majmunësh është konfirmuar në Republikën Demokratike të Kongos. Këta majmunë kanë buzë rozë në portokalli dhe fytyrë të zezë. 

Ata u panë në pyjet e dendura tropikale në Parkun Kombëtar Lomami në lindje të vendit. 

Ambientalistët që punojnë në ato zona kishin raportuar se e kishin parë këtë kafshë qysh në vitin 2008, por kishin shkrepur vetëm një fotografi të turbullt, shkroi BBC. 

Pasi kafsha u pa 10 vjet më pas një ekip ndërkombëtar u dërgua për studim dhe zbuloi se ishte specie e re. 

Ky lloj majmunësh është lloji i pestë afrikan që është zbuluar në 75 vjetët e fundit. 

Edhe Identifikohet specia e re e dinozaurit gjigand Kuriozitet 1 muaj më parë Identifikohet specia e re e dinozaurit gjigand

Disa prej banorëve thuhet se dinin për ekzistencën e kësaj specie majmunësh dhe se i referoheshin me emrin Likweli. 

Megjithatë, ekipi i studiuesve nga Republika Demokratike e Kongos, SHBA-ja dhe Gjermania i dhanë këtij majmuni emrin latin “Colobus songoensis”. Sipas tyre, majmunët e tillë kanë një zë dallues nga të tjerët.