Shkencëtarët kanë zbuluar një dinozaur të ri nga Argjentina, me kthetra të fuqishme dhe i cili është gjetur me një kockë krokodili në gojë.
Ai ka gjasa të ketë qenë 7 metra i gjatë dhe nga një grup misterioz i dinozaurëve të quajtur “megaraptorans”. Ata jetonin nëpër Amerikën e Jugut, Australi dhe pjesë të Azisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas zbulimit të pjesëve të trupit të këtij dinozauri, studiuesit panë se mund të kishin gjetur një specie të re, shkroi AP.
Ky dinozaur është quajtur “Joaquinrapton”. Ai ka gjasa të ketë jetuar rreth 66-70 milionë vjet përpara dhe ishte 19 vjeç.
Kocka e gjetur në gojën e tij duket se i përket një lloji të lashtë krokodili.