Një qen u largua nga pronarja e tij në California, e iu kthye pas 14 muajsh, shkroi Upi të martën.
Sandra O'Neil tha se qeni i quajtur Zeppelin, ishte larguar nga shtëpia, ndërsa ajo tha se besonte se kishte dalë për shëtitje dhe do të kthehej sërish.
Amerikania shtoi se qeni iku gjatë vitit të kaluar, e u kthye gjatë këtij dhjetori.
Qeni, sipas dëshmitarëve që rrëfyen për pronaren, ishte parë në Kansas.
O'Neil tha se kishte publikuar shpallje në tërë qytetin për gjetjen e qenit. Tash, gruaja u shpreh se ndjehet shumë e lumtur me rikthimin e mikut të saj.