Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni bashkohet me pronarët e tij pas 12 vjetësh

Një qen është ribashkuar me pronarët e tij në Kaliforni pasi ishte zhdukur për 12 vjet.

Zoey ishte hedhur nga një automjet në një pronë rurale pranë Stockton dhe u gjet nga dikush që thirri policinë, duke thënë se ai dukej i sëmurë.

Një oficer i shërbimit të kafshëve skanoi mikroçipin e qenit dhe zbuloi se ai ishte zhdukur që nga viti 2010.

“Unë definitivisht nuk e prisja që kjo të ndodhte ndonjëherë, kështu që jam shumë e emocionuar”, tha pronarja e Zoeyt, Michelle.

Zoey ishte zhdukur për kaq shumë kohë që kompania e mikroçipëve e kishte listuar atë si të ngordhur që nga viti 2015, tha Zyra e Sherifit të Qarkut, San Joaquin.

Oficeri Brandon Levin, i cili skanoi Zoeyn, mori detajet e kontaktit të pronarit të saj nga firma e çipit dhe zbuloi se ajo kishte ende të njëjtin numër të telefonit. Ai tha “Ajo ishte në tronditje e plotë”.

Edhe Të birësuarit ndërkombëtarë nga Koreja e Jugut kërkojnë drejtësi, jo rikthim në atdhe Botë 3 d. më parë Të birësuarit ndërkombëtarë nga Koreja e Jugut kërkojnë drejtësi, jo rikthim në atdhe

Qeni u gjet rreth 60 milje nga vendi ku ajo ishte zhdukur në vitn 2010, pra nga shtëpia e familjes së tij në Lafayette.

Michelle tha “Ne e morëm atë dhe motrën binjake kur ishin gjashtë muajsh, ajo ishte me ne për rreth gjashtë muaj. Shkuam në dyqan për rreth 20 minuta dhe kur u kthyem ajo mungonte. Unë jam e emocionuar dhe shpresoj që ta kthejë atë, ta bëj të shëndetshëm dhe ta lë të jetojë pjesën tjetër të jetës së tij”.